Vushtrriasi se pranon ndarjen nga e dashura, e kërcënon me publikimin e fotove dhe videove

Një person në Vushtrri duket se ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë por edhe të rrezikshme për ta bindur ish të dashurën e tij që të kthehet.

Ish e dashura e tij, mbrëmë është ankuar në stacionin policor se ish i dashuri e kishte kërcënuar e më pas e kishte shantazhuar.

Sipas Policisë, viktima kishte raportuar se ish i dashuri i kishte thënë se do t’ia publikonte fotografitë dhe incizimet nëse ajo nuk i kthehet.

Policia nuk e ka arrestuar të dyshuarin, ndërkaq thotë se po punon për ta hetuar këtë rast.

Raporti i Policisë:

Vushtrri 05.09.2019 – 19:55. Ankuesja femër K-Shqiptare e mitur ka informuar se ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka kanosur dhe shantazhuar se nëse nuk kthehet tek ai, do t’i publikojë foto dhe incizime të ankueses. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

loading…