Vushtrriasi mashtron kamarierin, pasi shërbehet paguan me 100 euro fals

Një punëtor i një kafiterie në Vushtrri ka paraqitur një rast në polici ku një klient ka tentuar të bëj pagesën me 100 euro të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit njësiti policor ka sekuestruar kartëmonedhën për procedura hetimore. Nuk raportohet për të arrestuar.

Raporti i plotë policor:

Vushtrri, 30.08.2021 – 22:10. Ankuesi kosovar puntor i një kafiterie ka raportuar se nga një i dyshuar kosovar për pagesë ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit njësiti policor ka sekuestruar kartëmonedhën për procedura hetimore. Nuk raportohet për të arrestuar.