Gani Imeri

Vushtrria organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprimtarisë së ish komandantit të UÇK-së, Gani Imeri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka organizuar mbledhje komemorative në nderim të veprimtarisë së ish komandantit dhe biznesmenit të njohur vushtrrias, Gani Imeri.

Lajmi për vdekjen e tij i u bë i ditur të shtunën në mbrëmje, teksa u tha se do ketë dhe organizime tjera në kuadër të cermonisë mortore.

Imeri do varroset sot në fshatin Dumnicë e Epërme, të Vushtrrisë.

“ORGANIZIMI I CEREMONISË SË VARRIMIT TË EPRORIT TË LARTË TË UÇK-së, KOMANDANT GANI IMERI
Me dhimbje të thellë, njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë për vdekjen e eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant Gani Imeri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, në emër të institucioneve komunale i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Komandantit, Gani Imeri, dhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
Në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri, ceremonia mortore organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi.
Homazhe:
Ora: 12:00– 13:30
Vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri
Mbledhje komemorative:
Ora: 13:30
Vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri
Ceremonia e varrimit
Ora:15:00
Vendi: Varrezat e fshatit në Dumnicë të Epërme”.