Vushtrria me katër transferime të papritura nga Brazili, kryetari i klubit ka diçka pas humbjes ndaj Llapit

Kryetari i ri i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi, ka kërkuar mbështetje nga tifozët edhe pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë kampionale, ku vushtrriasit u mundën nga Llapi 4:1.

Ai është i bindur në suksesin e Vushtrrisë në vazhdimësi.

Përmes një postimi në Facebook, Kajtazi ka zyrtarizuar edhe katër përforcime të skuadrës, që do të vijnë nga Brazili.

“FC Vushtrria sot ka nisur rrugën e gjatë drejt arritjes se sukseve të mëdha. Edhe humbja është pjesë e lojës dhe si të tillë duhet ta marrim. Marrja e përgjegjësisë mbi klubin do të thotë që të përballemi me të gjitha problemet dhe dobit që na sjell klubi.

Sot në pjesën më të madhe të lojës tregum forcë dhe përkushtim. Klubi beson fuqishëm në gjithë staftin e tij dhe pret që rezulatet të jenë shumë pozitive.

FC Vushtrria tashmë ka zytarizuar edhe katër përforcime nga Brazili (ne bashkëpunim me partnerin Etminan Brazil) ku në ditët në vazhdim do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tyre.

Fuqia jonë e madhe mbesin pa asnjë dyshim tifozeria e zjarrt FORCA që sot përkrahën lojtarët gjatë gjithë lojës.

Lojtarët që do t’i bashkohen ekipes nga java e ardhëshme janë: Henrique De Paula, De Freitas Soares, De Souza dhe De Almeida Riverio”, shkroi ai.

loading…