Vushtrri

Vushtrri: Aheng familjar që i torturon fshatarët, të shtëna me armë në një dasmë

Në orët e mbrëmjes të datës 12 shkurt 2022, në Stacionin Policor Vushtrri, është  raportuar  për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dumnicë.

Me t’ pranuar  informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet  policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar,  nga personi i dyshuar janë sekuestruar tri  armë të llojit  pistoleta.

 Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar: M. I., 55 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

 Ndërsa  pas  intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit,  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij  është iniciuar rast për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës’’ .