ministri serb

Vulin u dërgon letër 53 vendeve, kërkon që mos ta lejojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, u ka dërguar letër 53 ministrive të brendshme të vendeve të ndryshme për t’u kërkuar që ta parandalojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në këtë letër Vulin është shprehur “që të mos lejohet krijimi edhe i një force tjetër paramilitare në Kosovë e Metohi”, shkruan Tanjug.

“Terroristët e paarmatosur po duan që të armatosen dhe që krimet e padënuara të përsëriten edhe një herë, këtë herë më formimin e ushtrisë”.