Ish-drejtori

Vulin propagandon në televizionin që kontrollohet nga Vuçiq: Me 27 prill do të shpallemi komb gjenocidal

Ish-drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), Aleksandar Vulin ka shfrytëzuar disa minuta në televizionin që përhap propagandë dhe dirigjohet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të alarmuar serbët rreth disa çështjeve që ai pretendon se i di mirë.

Në një emision në televizionin serb Pink, ai tha sot se “në mjedisin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka njerëz që punojnë për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe ai e di këtë”, duke saktësuar në mjedisin shtetëror.

“Në ambientin e presidentit Vuçiq ka njerëz që nuk punojnë për të mirën e këtij vendi dhe punojnë kundër tij. Ai do të vendosë për çdo hap të mëtejshëm, është shumë i informuar, di shumë gjëra edhe para se t’i bëhen shërbimet”, tha Vulin, themeluesja e Lëvizjes Socialiste, gjithashtu i sanskionuar nga Amerika.

Duke folur për presionet, Vulin pretendon se pak ditë më parë Amerika kërcënoi Serbinë për shkak se kishte marrë një sistem të fuqishëm anti-drone rus që rrëzon dronët “Bajraktar” në Ukrainë dhe shpjegoi se Turqia e ka pajisur Kosovën me dronë të tillë.

Vulin gjithashtu pretendon se është planifikuar të miratohet një rezolutë për gjenocidin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“E njëjta që u pengua nga puna e Vuçiqit dhe Presidentit Putin në vitin 2015, tani duhet të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme. Ata iu shmangën Këshillit të Sigurimit, ku miqtë tanë të vërtetë janë Kina dhe Rusia, të cilët do ta kishin penguar këtë rezolutë me veto”.

“Ideja është që të votohet ajo rezolutë më 27 prill, e ne të shpallemi komb gjenocidal dhe 11 korriku të shpallet si Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit”, tha Vulin.

Sipas Vulin nga të gjitha vendet në botë, Gjermania është ajo që do t’i shpallë serbët një komb gjenocidal. Sipas tij, Gjermania flet në emër të Bashkimit Evropian, SHBA-të e mbështesin atë rezolutë, “plus vendet islamike”, dhe se kjo do të çonte në shfuqizimin e RS dhe kërkesën që Serbia t’i paguajë dëmet e luftës pothuajse gjithë Ballkanit. /SlobodnaBosna