Ish-shefi i BIA-s

Vulin përhap panik në BeH: Duan ta arrestojnë Milorad Dodik-un dhe ta shkatërrojnë Serbinë

Themeluesi i Lëvizjes Socialiste, i sanskionuari nga Amerika, ish-shefi i BIA-s serbe dhe pro-rusi Aleksandar Vulin po ngjall panik dhe po përhap propagandë së fundmi në mediat serbe.

Ai këtë herë ka sulmuar BE-në e SHBA-në duke pretenduar se janë në “finalizim të komplotit kundër Republika Srpska dhe Serbisë dhe se ata që qëndrojnë pas tij duan të rrëmbejnë presidentin Milorad Dodik dhe të shkatërrojnë Serbinë”.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Serbisë dhe RS-së i presin ditë të vështira, Vulin deklaroi se Christian Schmidt ka filluar të përdorë fuqitë e Bonit, që do të thotë se ai mund të bëjë çfarë të dojë në BeH, pa pyetur askë.

Vulin vuri në dukje se Schmidt nuk do të ndalet pas imponimit të ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë, por do të vazhdojë të ndjekë penalisht këdo që nuk respekton vendimet e tij, “do të sajojë histori për prishjen e Dejtonit dhe akuza të rreme për korrupsion”.

“Së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ata do të punojnë për të çmontuar plotësisht Srpska-n, tha Vulin.

Ai pretendon “se në këtë moment ka forca të reagimit të shpejtë në BeH, detyra e të cilave është të arrestojnë Dodik”. /Oslobodjenje