Senatori “i sapozgjedhur” i Republika Srpskas, Aleksandar Vulin iu drejtua Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Serbi që është në listën e zezë amerikane dhe ish-kreu i Agjencisë Serbe të Inteligjencës (BIA) i tha Ambasadës Amerikane “nëse është problemi që serbët janë ortodoksë apo jeni thjesht hipokritë dhe arrogantë?”, transmeton Ballkani.info.

I ashtuquajturi senator tha në një deklaratë se ai nuk e di “përse shënimi i datave ortodokse është diskriminim ndaj kujtdo, por ai e di se presidenti i SHBA-së bën betimin e tij në Biblën e krishterë, jo në Kushtetutë, Kuran apo Talmud”.

“Nëse nuk është diskriminim në SHBA, pse është diskriminim 9 janari ortodoks në BeH? Ose problemi është se serbët janë ortodoksë ose ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë është sa hipokrite aq edhe arrogante, zgjidhni vetë përgjigjen”, tha ai.

Megjithatë, Vulin harroi se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës ka marrë tashmë tri herë vendime në të kaluarën sipas të cilave festimi i 9 janarit si Dita e RS-së është antikushtetuese.

Siç theksoi Gjykata, RS ka të drejtën e ditës së saj. Megjithatë, vendosi se nuk mund të ishte 9 janari.

Zgjedhja e Dodikut

Në sqarim thuhet se kjo ditë festohet edhe si lavdia e pagëzimit të RS-së, ndaj edhe perceptohet si festë fetare dhe është kundër konventës ndërkombëtare për heqjen e të gjitha formave të diskriminimit racor.

Edhe Komisioni i Venecias theksoi në opinionin e tij se data e përmendur si dita e RS-së është diskriminuese, sepse nuk është në përputhje me vlerat universale të tolerancës dhe mirëkuptimit.

Meqë ra fjala, Vulin u bë anëtar i Senatit të RS muajin e kaluar me vendim të presidentit të njësisë më të vogël të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Senati është një organ këshillues i Presidentit të RS që mblidhet në mënyrë të parregullt dhe pikëpamjet e tyre nuk janë të detyrueshme. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Kryeministri irlandez: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, Asociacioni të themelohet

​