Vulin: Nuk kemi nevojë për rusët që të kthehemi në Kosovë, na mjaftojnë serbët që i kemi atje

Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në Kosovë nuk do të ketë nevojë për rusët apo ndonjë forcë tjetër të huaj tjetër, kështu ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Vulin këto komente i ka bërë pas deklaratës së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili tha se ka informacione që e presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

“Kur frika dhe një ndërgjegje e papastër u flasin shqiptarëve, ata zakonisht flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiç, dhe Serbia është e mrekullueshme. As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk po përgatisim apo kërkojmë vullnetarë rusë”, ai tha.

Vulin thekson se që Serbia të kthehej në gjithë territorin e Kosovës do të mjaftonin serbët e lindur në atë zonë.