“Në përpjeke për të arritur marrëveshje me Prishtinën, e cila ndoshta nuk do të jetë popullore në opinionin vendor, më shumë me motivon qëllimi, sesa politika ditore”.
Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “Politico” në margjinat e konferencës ndërkombëtare të Sigurisë që u mbajt në Munih.
Marrëveshja duhet të arrihet, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar:
“Në të kundërtën do të përballemi me katastrofën. Unë besoj në trashegiminë e dikujt, këtë do të dëshiroja ta shihja”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
Sajti i njohur nga Brukseli “Politico” në një tekst të gjatë i ka publikuar bisedat e gazetarit i cili gjatë konferencës ka folir me presidentin e Kosovës dhe kryeministrin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn, me Vuçiqin dhe presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Në tekstin me titull “Për Kosovën: Tre presidentë dhe kryeministri”, pjesa kushtuar Vuçiqit e mban titullin “Në kërkim të trashegimisë” dhe aty thuhet se “Vuçiqi qartë e ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet në dialog derisa Kosova të mos e heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe si përgjigje e Kosovës ndaj bllokadës së Serbisë për të mos u anëtarësuar në Interpol”.
“Menjëherë sapo të hiqet taksa do të kthehem në Bruksel për të vazhduar dialogun”, ka thënë presidenti serb.
Ai është pyetur edhe për qëndrueshmerinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të mos ta hequr taksën deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
“Kam menduar se është i papërgjegjshëm, por jo edhe kaq i papërgjegjshëm”, ka thënë Vuçiq për Haradinajn. /Ballkani.info/






