Vuçiqit i ndahet çmimi për paqe, nuk shkon ta merr për shkak të taksës!
Presidenti i Serbisë është fitues i çmimit ndërkombëtar “Luani i Artë” për paqe për vitin 2018.
Çmimin sot, në ceremoni zyrtare në Veneci, në emër të tij, e ka marrë ambasadori i Serbisë, Goran Aleksiq.
Presidenti serb nuk ka marrë pjesë në ceremoni për shkak të situatës në Kosovë, respektivisht krizës së taksës 100 të vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe, shkruan Ballkani.info.
Në letrën që ambasadori serb e ka lexuar në emër të Vuçiqit, ai shkruan se ndarja e këtij çmimi për dikë që vije nga Ballkani, ngjallë shpresë dhe se ky çmim ju takon të gjithë njerëzve në Serbi të cilët ia kanë dhënë përgjegjësi që të punojë në interes të paqes.