Vuçiqit i “djegë” komunikata e Kuintit për zgjedhjet në veri: Budallallëk!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se është i befasuar me njoftimin e shteteve të Kuintit pas zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri të Kosovës.

Ai ka shtuar se pas asaj komunikate vetëm një gjë mund të thuhet se “disa janë janë të pakënaqur që zgjedhjet kanë shumë mirë dhe në rregull”.

“Dëshiroj që t’ju uroj për angazhimin e tyre. Unë asgjë më budallallëk në jetën time se kjo nuk lexuar”, ka thënë Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Novi Sad, transmeton Ballkani.info.

Ai kështu ka komentuar njoftimin e përbashkët të shteteve të Kuinitit – ambasada franceze, gjermane, italiane, britanike dhe amerikane, të cilat kanë vlerësuar se zgjedhjet në katër komunat veriore kanë kaluar në atmosferë paqësore, por kanë theksuar se “ka ende çështje të pazgjidhura, të cilat e kanë përcjellë procesin zgjedhor në vitin 2017, si dhe frikësime të serbëve që nuk mbështesnin kandidatët e Listës Serbe”.

Vuçiq ka thënë se të gjitha vendet e Kuintit i kanë dërguar vëzhguesit e tyre në mënyrë që të gjejnë ndonjë parregullësi dhe gabim për t’i akuzuar serbët, por sipas tij, nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, kështu që në njoftim është dashur të thonë se ka pasur presion në vitin 2017.

“Çfarë kuptimi ka kjo”, ka pyetur Vuçiq dhe ka shtuar se edhe kjo tregon se sa iu vijë mërzi disave që zgjedhjet kanë kaluar mirë dhe në rregull.

Ai i ka uruar qytetarët në veri të Kosovës, të cilët sipas tij, në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme kanë treguar se si mbrohen interesat e atdheut të tyre dhe se si munden të sillën në mënyrë të mençur.

“Pra, 25 mijë njerëz kishin interes personal?”, ka pyetur ai dhe ka shtuar se shqiptarët thonë se në veri janë 58 mijë votues, por aty nuk ka aq popullatë. /Ballkani.info/