Reagon

Vuçiqi pret reagimin e ndërkombëtarëve kundër Thaçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se të gjithë shqiptarët “lidhen me bashkimin me Shqipërinë” janë shprehje të politikës së vazhdueshme andaj më shumë është i interesuar të sheh reagimin nga zyrtarët e huaj ndaj deklaratave të tilla.

“Serbia është mësuar me politikën e shqiptarëve, por bota po hesht ndaj saj”, deklaroi Vuçi pas pyetjes nga gazetarët, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se kur bëhet fjalë për siguri, është me rëndësi që për Serbinë të flitet në takimet e mëdha ndërkombëtare ku duhet të diskutohet për problemet e mundshme në të ardhmen.

“Politika jonë është politikë e paqes, punës, të ardhmes, dhe do të vazhdojmë me politikë të tillë, gjithmonë të gatshëm që të gjithëve t’ua bëjmë me dije se Serbinë nuk mund ta shkelin politikisht e as ta përulin”, theksoi ai.