Vuçiqi në iluzione: Nëse shqiptarët duan të shkaktojnë “stuhi” në veri, nuk do e kenë të lehtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e vlerëson si situatë iluzive shkaktimin e, siç e quan ai, “stuhisë” në veri të Mitrovicës nga ana e kosovarëve, por, sipas tij, një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë.

Vuçiq këto deklarata i ka bërë me mediumin e afërt me pushtetin serb, TV Happy, teksa ka folur edhe për mos-mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Natyrisht, tmerri për Ukrainën, nuk do t’i ishte lehtë i kapërdishëm për ne. Nuk kam iluzione se shqiptarët do të donin ta bënin “stuhinë” në veri të Kosovës. Por nuk do të ishte aq e lehtë”, ka deklaruar Vuçiqi, teksa ka vazhduar me ide iluzive për dëbimin e serbëve nga Kosova.

Vuçiq thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që në kërkesën “për votën e serbëve në Kosovë t’i paraqitet në formë zyrtare ndaj Qeverisë së tij dhe për këtë qeveria serbe nuk është pajtuar”.

“Serbët gjithmonë më dëgjonin dhe më thoshin se e dinë se çfarë kam refuzuar si në Uashington ashtu edhe në Bruksel. Kam parë një hidhërim të tillë te serbët për herën e parë kur erdhën në mbledhje. Unë iu luta serbëve të mos e bënin këtë, se po të largoheshin nga institucionet do të kishte katastrofë”, deklaroi udhëheqësi serb.