LAJMI I FUNDIT

Vuçiqi mbledh Këshillin e Sigurisë pas sulmit në Moskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë të shtunën, pas sulmit në Moskë.

Ai ka thënë se “ka disa arsye për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, dhe kjo është arsyeja urgjente”.

Të premten në mbrëmje në një sulm të armatosur në një sallë koncertesh në Moskë janë vrarë të paktën 40 persona e mbi 100 të tjerë janë plagosur.