Më 17 janar

Vuçiq zbulon se Kosova do të jetë tema kryesore gjatë vizitës së Putinit në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se tema e parë e bisedës me presidentin rus, Vladimir Putin, do të jeta Kosova.

Ai ka thënë se me Putinin do të flas edhe për gazin rus, hekurudhat dhe shumë tema tjera.

Vizita e presidentit rus në Serbi është planifikuar për 17 janar, transmeton Ballkani.info.

Në plan, sipas tij, është nënshkrimi i më shumë se 20 marrëveshjeve.

“Tema e parë është Kosova dhe marrëdheniet tona bilaterale, raportet në rajon dhe botë. Unë nga Putini dëgjoj çfarë mendon për gjërat se ndodhin në botë, në Ukrainë, Siri, çka mendon për raportet me fuqitë e mëdha”, ka thënë për Studio B.

Në pyetjen se si do të reagojnë fqinjtë për vizitën e Putinit, ai thotë:

“As që me intereson. E kemi ftuar edhe Trumpin, por nuk erdhi. Putinin e kemi ftuar dhe ai po vjen, do të vije edhe Macroni, kurse shpresoj që në vitin 2019 sërish do të vije Si Xhinping, do të ishte nder i madh”. /Ballkani.info/