Vuçiq: Ushtrinë e bëra gati pasi që Thaçi në veri shkoi me armatim të rëndë

Serbia nuk beson se shqiptarët duan të arrijnë kompromis në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një interviste të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në një televizion rus ai u shpreh se nuk ka pritje të mira nga dialogu.

“Nuk besoj se shqiptarët duan me të vertetë të arrijnë një kompromis, un jam gjithmonë i gatshëm për procesin e dialogut edhe pse nuk pres ndonjë rezultat në fund”, tha Vuçiq, transmeton ballkani.info.

Gjatë intervistës, Vuçiq reagoi edhe për vizitën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në veri të Kosovës dhe shfrytëzoi rastin të arsyetojë alarmin për gjendje gatishmërie të trupave ushtarake serbe.

“Ne kemi pasur një marrëveshje të arritur në Bruksel, të dy i dimë liritë tona, por lajmin për përgatitjen e trupave ushtarake serbe nuk e dhash për shkak të vizitës. Thaçi ishte i shoqëruar nga përforcime të shumta policore të pajisur me armatim me tyta të gjata dhe kjo përbën provokim për komunitetin serb atje. Ata duan të tregojnë se janë të gatshëm në çdo mënyrë, andaj edhe ne treguam anën tonë”, tha Vuçiq ndër të tjerash.

Kujtojmë se të shtunën e kaluar Presidenti Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit dhe kjo vizitë nga shteti i Serbisë u pa si provokim, prandaj situata ishte e tensionuar. (Ballkani)