Vuçiq

Vuçiq: Ukrainën e kemi mike sllave, por nëse e njeh Kosovën do të ketë pasoja serioze

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Ukraina është mike e Serbisë dhe se më me rëndësi është se ajo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për gazetarët në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, Vuçiq ka thënë se “Serbia u përmbahet deklaratave parlamentare serbe dhe qëndrimeve të Këshillit të Sigurisë Nacionale të Serbisë dhe se Ukraina nuk e ka të lehtë sot dhe se ne nuk mund të kemi asgjë kundër saj”.

“Mos harroni pse është e rëndësishme, përveç faktit që këta janë miqtë tanë sllavë, duhet të keni parasysh që Ukraina nuk e ka njohur askund Kosovën. E thashë në prezantimin tim se Ukraina është një nga vendet e pakta që mund të flasë për integritetin territorial, sepse nuk e ka shkelur integritetin territorial të dikujt tjetër, si shumica e të tjerëve të cilët sot e kanë gojën plot me të”, ka thënë Vuçiq, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se “madje edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë para kamerave të Reuters se angazhohet për ruajtjen e integritetit territorial”.

Pastaj shtrohet pyetja “nëse është e mundur të ekzistojë një lloj i tillë i paparë i dyfytyrësisë dhe hipokrizisë”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka pretenduar se “është shumë e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira me Ukrainën”.

“Ajo nuk e ka njohur Kosovën dhe mos harroni, një vendim eventual ndryshe nga Ukraina do të kishte një efekt shumë serioz në të paktën dy vende evropiane, ndaj besoj se do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie miqësore me Ukrainën, por duke respektuar vendimin e Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë dhe të vazhdojmë me politikën e miqësisë me Federatën Ruse”, ka pretenduar Vuçiq.

VIDEO BONUS: Shqipëria dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e miqësisë