Presidenti serb

Vuçiq u ankohet fëmijëve serbë nga Zveçani: Serbinë e presin muaj të vështirë, ndërkombëtarët kërkojnë njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbinë e presin javë dhe muaj të vështirë, sepse sipas tij, qëllimi i bashkësisë së organizuar ndërkombëtare është të detyrojë Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës, pas vizitës së nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës fillore “Sveti Sava” në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Ai ka thënë se çështjet kyçe në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE), nuk janë zgjedhjet në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – as votimi i komunitetit serb në zgjedhjet e Serbisë, as njohja e dokumenteve dhe targave të automjeteve, por vetëm njohja e Kosovës.