Granada

Vuçiq tregon se çka foli mbrëmë me Macronin në Granada

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur mbrëmë në Granada me presidentin francez Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në Instagram, presidenti serb e ka falënderuar presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit.

“Në fund të një dite të gjatë, një bisedë e hapur dhe thelbësore me Presidentin Macron për të gjitha çështjet e rëndësishme.

E falënderova presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit, si dhe për angazhimin e tij personal në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiq në Instagram.