Vuçiq tregon pse Serbia i bleu edhe 50 raketa “Mistral” nga Franca

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka arsyetuar vendimin e Beogradit zyrtar për t’u armatosur.

Ai ka thënë se Serbia është një ‘arrë e fortë’, të cilën nuk është lehtë për ta thyer.

“Të jetojmë në frikë nga luftërat… blejmë armë për t’u mbrojtur. Nëse e shohin Serbinë si një arrë të fortë, do të thotë se nuk është e lehtë për ta thyer”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Serbia së fundi ka nënshkruar marrëveshje me Francën për blerjen e 18 sistemeve “Mistral” me 50 raketa, të cilat do të jenë në gjendje t’iu shmangen laserëve dhe të godasin fluturaket gjatë fluturimeve të ulëta. /Ballkani.info/

loading…