Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se është i tronditur nga deklarata e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell, lidhur me situatën në lidhje me targat e automjeteve në komunat veriore të Kosovës.

Vuçiq shkaku i kësaj deklarate dhe i presionit ka paralajmëruar se do të u drejtohet qytetarëve me një fjalim për t’i informuar për presionin që po i bëhet Serbisë, por edhe për vendimet e shtetit dhe se çfarë do të veprojnë kur bëhet fjalë për çështje të tjera të rëndësishme.

Ai tha se për shkak të situatës aktuale në vend, mund të anulojë disa vizita të planifikuara më parë jashtë vendit.

Presidenti serb madje ka thënë se popullit të tij të ia tregojë të gjitha bisedat që i ka pasur me përfaqësuesit e shteteve, sidomos atyre të Perëndimit, e që sipas tij aty ka presion e hipokrizi.

“Nuk do të u fsheh asgjë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se do të u tregoj edhe çfarë vendime do të marr Serbia.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, tha më herët gjatë ditës së sotme se “veprimet përçarëse, të tilla si djegia e makinave të atyre që po i regjistrojnë veturat e po i marrin targat RKS, janë të papranueshme.

“Marrëveshjet në dialog duhet të respektohen. U bëj thirrje të gjithëve të veprojnë me përmbajtje”, ka shkruar Borelj në një postim në rrjetin social Twitter.