Vuçiq thirri këshillin e sigurisë kombëtare, temë edhe ‘refuzimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë nga Albin Kurti’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sipas njoftimeve të mediave serbe ka caktuar për nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Nesër në orën 12:00 nis mbledhja e këtij këshilli me thirrje të presidentit serb Vucic sipas raportit të gazetës serbe Blic.

Sipas gazetës serbe Blic që thirret në burime temë mes tjerave do të jetë edhe, siç e vlerësojnë refuzimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, duke e theksuar se kjo po bëhet nga kryeministri Albin Kurti.

“Do të bisedohet për refuzimin e Albin Kurtit që të mbahen zgjedhjet në Kosovë e Metohi, kërcënimet me sanksione ndaj Serbisë, qasja ndaj NIS në furnizimin e tregut serb me naftë e analiza e ngjarjeve të fundit me theks të posaçëm krizën me furnizim me mallrat esenciale në Europë” i ka thënë Blic’it burimi.

Kryeministri Kurti të premten kishte deklaruar se do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve por pa e theksuar rrjedhën e këtij procesi.