Vuçiq tenton t’i frikësojë fqinjët, nesër merr pjesë në demonstrimin e të shtënave të ushtrisë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë nesër në demonstrimin e të shtënave në kompleksin ushtarak “Pasuljanske Livade” pranë Paraqinit.

Sipas mediave serbe, të shtënat do të bëhet në kuadër të stërvitjes përfundimtare të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë (SAF) me armë dhe pajisje të reja ushtarake.

Në këtë “demonstrim të forcës”, do të marrin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq.

Paraqini nuk është shumë larg kufirit të Kosovës, dhe kjo nuk është hera e parë që Vuçiq e viziton këtë bazë ushtarake serbe. Aty përgatiten njësitë e këmbësorisë së ushtrisë serbe.