Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se bisedimet me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës kanë qenë përfundimisht të pasuksesshme dhe gjatë fjalimit të tij para mediave ka rënë në konflikt me gazetarët nga Kosova të cilëve iu ka thënë se “ai është jo një budalla që mburret me arsim të pamjaftueshëm”.
“Më lejoni t’ju them, jam i lumtur që jam një yll i tillë në Prishtinë, llogarisni tek unë që t’i përgjigjem gjithmonë çdo pyetjeje. Fatkeqësisht, arsimimi im nuk është në atë nivel që të flas shqip. Dështimi i prindërve të mi në edukimin tim, ndoshta edhe i imi. Tani jam duke i mësuar disa gjuhë të huaja, pothuajse çdo ditë. Shqipja nuk është në mesin e tyre. Kur kam kohë, nuk jam budalla që mburrem me mungesën e arsimimit tim. Përkundrazi, do të doja të dija çdo gjuhë”, tha Vuçiq, duke iu drejtuar një gazetari shqiptar gjatë një fjalimi për mediat në Bruksel.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se negociatat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë qenë të pasuksesshme dhe se Prishtina nuk dëshiron të bëjë kompromis. Ai ka shtuar se gjithçka do të bëhet e ditur nga Bashkimi Evropian, i cili, siç ka paralajmëruar, do të prezantojë më shumë detaje.







