Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte, pas takimit me udhëheqësit e Kishës Ortodokse serb për Kosovë, se qëndrimi i tij është që të vazhdohet të luftohet, që të nxjerrët maksimumi nga të gjithë ajo që mund të fitojë populli serb, duke e ruajtur paqen dhe stabilitetin, por duke mos pranuar të nënçmohen dhe dhënies së asaj që nuk guxohet të jepet.

Vuçiq ka thënë se gjatë takimit i cili ka zgjatur dy orë e gjysmë, e ka shfaqur brengosjen e tij për popullin serb në Kosovë, ka folur hapur dhe sinqerisht për gjithçka që e mundon popullin serb, është përgjigjur në pyetje, kërkesa…, transmeton Ballkani.info.

“Me duket se jemi kuptuar mirë, që është e rëndësishme që të kuptohemi për dallimet tona, por që ta respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë që po e bëjmë më të mirën për interesat e atdheut tonë. Kemi folur edhe për marrëdheniet e Republikës Serbe dhe Serbisë, për marrëdheniet e mira, unitetin…”, ka thënë ai.

Vuçiq tutje ka thënë se para tyre është një periudhë e vështirë.

“E kam shfaqur brengën time. Mendoj që Patriarku e ka kuptuar shumë mirë, ashtu siç unë e kam kuptuar brengën e tij, që dikush duhet të merr vendime jo shumë të lehta. Dikush nga udhëheqësit e Kishës ka thënë ‘çfarëdo që bën gjithmonë për dikë do të jesh fajtor’. Unë këtë e kuptova shumë mirë”, ka thënë Vuçiq.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Milorad Dodik, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës. /Ballkani.info/