Vuçiq takon ambasadorin francez, flasin për taksën dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Francës në Beograd, Federico Manndoloni, me të cilin ka biseduar për situatën e fundit politike pas vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia.
Presidenti serb ka thënë se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun, në momentin që Kosova shfuqizon taksën prej 100 për qind për produktet serbe, që siç e ka quajtur Vucic është një ‘veprim i paligjshëm”, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Vucic ka thënë se veprimet e një anshme të Prishtinës mund të nxisin eskalimin e situatës dhe thotë se kërcënojnë stabilitetin dhe paqen.

“Serbia nuk e thyen asnjë marrëveshje të Brukselit, përkundër që Prishtina nuk përmbush këto marrëveshje”, ka thënë presidenti serb.

Ndërsa ambasadori francez ka thënë se Franca mbëashtet vazhdimin e dialogut.