Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Cernadak, e kanë përshendetur sot deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili i ka ftuar autoritetet kosovare që ta heqin taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës.
“Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se kjo paraqet shkelje të marrëveshjeve CEFTA dhe MSA dhe janë pajtuar se është e domosdoshme që Serbia dhe Bosnja të vazhdojnë aktivitetet në mënyrë të koordinuar deri në largimin e taksës”, thuhet në njoftim, transmeton Ballkani.info.
Sipas njoftimit, të dy bashkëbiseduesit e kanë përshendetur deklaratën e sekretarit amerikan, Mike Pompeo i cili i ka ftuar autoritetet kosovare që ta heqin masën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.






