Emisari evropian

Vuçiq takohet me Lajçak: Folëm për situatën në Kosovë dhe për vazhdimin e diskutimeve në Bruksel

Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në takim kanë folur për “situatën në Kosovë dhe kushtet e padurueshme të popullit serb”.

“Diskutuam edhe për mundësinë dhe temat që të vazhdojnë diskutimet konstruktive në Bruksel, si dhe për hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.” – ka thënë ai tutje.

“Edhe një herë i kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri në çështjet thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.” – ka thënë në fund ai.

VIDEO BONUS: