Presidenti serb

Vuçiq takohet edhe me Orbanin në Pekin, e falënderon presidentin kinez për mikpritjen dhe publikon këngë nacionaliste (VIDEO)

Në margjinat e Forumit të Tretë për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Brez dhe Rrugë” në Pekin, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me një numër zyrtarësh botërorë, duke përfshirë kryeministrin hungarez Orban dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Guterres.

“Pavarësisht se në cilën pjesë të botës takohemi, le të shfrytëzojmë gjithmonë mundësinë për të shkëmbyer mendime për çështjet aktuale dhe potencialin e ri për bashkëpunim”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, transmeton Ballkani.info.

Siç shton ai, në Pekin ai u takua edhe me Presidentin e Indonezisë, Joko Widodo, Presidentin e Kazakistanit, Kassim-Jomart Tokaev dhe Presidentin e Kenisë, William Ruto, me të cilët diskutuan për rëndësinë e iniciativave si Brezi dhe Rruga dhe vendi dhe roli i shteteve anëtare të OKB-së në botën e sotme.

Në profilin e “buducnostsrbijeav” është publikuar edhe një video në të cilën Vuçiq falënderon presidentin kinez Xi Jinping për mikpritjen. Në video shfaqet një koncert në të cilin grupi, i veshur me veshje të ngjashme me kostumet serbe, luan dhe kërcen me këngën nacionaliste serbe “Tamo daleko” (atje larg). /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: