Takim

Vuçiq sot takohet me Lajçakun në Mostar të BeH-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për vizitë në Mostar të Bosnjë-Hercegovinës, do të takohet sot me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Siç raporton RTS, Vuçiq do të takohet me Lajçak pas vizitës në Bilece, ku do të takohet me presidentin e Republikës së Serbisë (RS), Milorad Dodik.

Vuçiq dje mbërriti në Mostar me fluturimin e parë nga Beogradi, i cili u rinovua pas 33 vitesh.

Lajçak dje mbërriti në Mostar nga Sarajeva, ku mori pjesë në një darkë të shtruar nga kreu i HDZ-së boshnjake-hercegovinase, Dragan Çoviq, për liderët e rajonit.

Lajçak mbrëmë ka biseduar me presidentin e RS, Milorad Dodik.

Ai ka shkruar dje në profilin e tij në Facebook se do të jetë në BeH dhe se në fund të kësaj jave do të presë bisedimet ndërmjet negociatorëve kryesorë të Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri negociatash me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për “njerëzit e prekur nga vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës”.

“Pres që të dyja palët të vijnë në takim me mendje të hapur, fleksibilitet dhe qasje të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka shkruar Lajçak në profilin e tij në Facebook.

VIDEO BONUS: