Vuçiq sot në Tiranë për ‘Open Balkan’, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij organizojnë protestë

Presidenti Aleksandër Vuçiq do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur.

Vuçiq do të pritet me protesta, pasi ish-kryeministri Sali Berisha, sot organizon një të tillë nga ora 16:00 kundër presidentit të Serbisë dhe nismës ‘Ballkani i Hapur.

Protesta do të nisë nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri nuk do të marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, kundër vizitës së Aleksandar Vuçiq dhe idesë ”Ballkani i Hapur”.

Anëtari i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, në një status të gjatë në Facebook ka thënë se ka thënë se protesta e nesërme kundër kryeminsitrit serb Aleksandër vucic është e drejtë por e thirrur nga njerëzit e gabuar.

Ai thotë se protesta e tij është që të konsolidohet si kryetar i opozitës shqiptare dhe ai e lidh praninë e Evi Kokalarit në “Foltoren” e Berishës si provë që ai nuk e lufton nisëm e Edi Ramës dhe Vuciqit.

“Sali Berisha ka thirrur protestë kundër “Open Balkan”, që zhvillohet nesër gjatë vizitës së Vuçiçit në Tiranë. Është e qartë se kemi të bëjmë me të njëjtin Berishë që e mbështeti “Open Balkan” në shtator të vitit të kaluar në pseudo-marrëveshjen e Uashingtonit, kur këtë marrëveshje e çoi përpara Presidenti Trump bashkë me Richard Grenell. Është e qartë se Berisha nuk e hedh poshtë atë pseudo-marrëveshje ku Kosovës iu imponua “Open Balkan”, sepse Richard Grenelli me Evi Kokalarin i kanë premtuar Berishës se do ia anulojnë statusin “non-grata” nëse Trump rikthehet në pushtet. Por ata nuk kanë premtuar se do anulojnë “Open Balkan” nëse Trump rikthehet në pushtet.”, shkruan ai në statusin e tij.

Kujtojmë se takimi i fundit në kuadër të nismës ‘Open Balkan’ u mbajt më 4 nëntor në Beograd, ku liderët konfirmuan edhe njëherë premtimin se nuk do të ketë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se ata do të mund të lëvizin lirisht në të tre vendet. Për 3 drejtuesit e 3 vendeve “Open Balkan” është një lëvizje që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës për qytetarët.