Në konferencën për media, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nder tjerash ka thënë se nëse Kosova nuk i heqë masat, që ai i quajti barbare, ndaj mallrave serbe, nuk do të ketë dialog.
“Heqni tarifat tuaja barbare dhe anti civilizuese dhe menjëherë do të bisedojmë”, tha ai.
“Pamundësia e tregtisë me Kosovë paraqet tentimin me domëthënës për destabilizimin e Serbisë, dhe ne për këtë kemi pas presion”, tha ai.
Sipas tij, Serbia duhet të ofrojë ndihmë afatgjate dhe mbështetje për serbët e Kosovës. “Kjo nuk do të jetë e lehtë, do të jetë shumë e vështirë, as lirë nuk do të jetë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, shqiptarët janë të vendosur ta çojnë deri në fund vendimin për masën 100 për qind për mallrat serbe.
Ai tha se nuk do të pranojë asnjë presion apo kushtëzim nga Kosova, duke ftuar Prishtinë që t’i heqë masat e tilla.
“E kam të vështirë kur i shoh gjithë atë kamion të bllokuar”, tha Vuçiq. /Ballkani.info/







