Vuçiq shfrytëzon amullinë e Qeverisë Kurti, i ‘laritet’ SHBA-ve: Serbisë i nevojitet Amerika

Vizita në Amerikë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,  përfundoi me një takim të nivelit të lartë me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Pas takimit me njeriun e dytë të Shtëpisë së Bardhë, Vuçiq ka thënë se Serbisë i nevojitet Amerika.

Vuçiq doli para gazetarëve me ambasadorin amerikan në Beograd Anthony Godfrey, ku edhe e vlerësoi lartë punën e këtij të fundit.

Sidoqoftë, kjo vizitë e Vuçiq vije pas vizitës që pati kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas njohësve të politikës së jashtme, këto takime po janë tregues se Amerika e ka rritur intensitetin e shtytjes së dy vendeve për të arritur një marrëveshje pëfundimtare.

Ndryshe, siç ka thënë edhe emisari special për dialogun, Richard Grenell, ulja në tryezë e Kosovës dhe Serbisë është bllokuar nga vendosja e taksës.