Vuçiq sërish për taksën: Kosova po rrezikon që të eskalojë dhuna

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka paralajmëruar në takim shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabritzi për pasojat me rastin e rritjes së taksës nga Kosova për mallrat serbe.

Ai njëkohësisht ka theksuar që Serbia do të vazhdojë ta përmbush agjendën evropiane.

Ai ka shfaqur pritjet që BE-ja do të bëjë presione shtesë në mënyrë që Prishtinë ta heqë taksën që sipas tij e ka sjellë në rrezik paqen dhe stabilitetin në rajon dhe po rrezikon në eskalimin e dhunës, transmeton Ballkani.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga presidenca serbe, Vuçiq ka theksuar se Serbia do të vazhdojë në mënyrë intensive ta përmbushë agjenden evropiane, me qëllim që të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në anën tjetër Fabritzi ka thënë se është qëndrim edhe i përfaqësuese së lartë të BE-së që taksa duhet të hiqet, sepse kjo paraqet shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s dhe është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. /Ballkani.info/