Vuçiq reagon rreth dyshimeve për helmim me zarfa të votave që erdhën nga Serbia

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përmendur për herë të parë çështjen e dyshimeve për helmim me zarfe që kanë ardhur nga Serbia.

Ai ka thënë se në Prishtinë është shpikur një rrëfim për helmim me zarfe nga Serbia duke ironizuar se disa anëtarë të „KQZ’së janë helmuar, por anëtarët serbë të të KQZ’së nuk janë helmuar“.

Vuçiq ka vazhduar më tej duke thënë se tani „(shqiptarët), nuk janë të sigurt që janë helmuar dhe nuk po dinë se cfarë të shpikin, por konstatojnë se duhet të shfuqizohet Lista Srpska‘

„Jam shumë i brengosur rreth situatës në Kosovë, në veçanti rreth përpjekjes së shqiptarëve që të marrin vendim për ta shfuqizuar Listën Srpska“ ka thënë Vuçiq pas takimit me një zyrtare nga Rusia.

Ai ka rikujtuar se Lista Srpska ka marrë 96 përqind të votave dhe se e ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit.

Vuçiq ka thënë se anulimi i votave për Listën Srpska do të kishte pasoja katastrfofale për raportet e serbëve dhe shqiptarëve.

„Më nuk do të ketë serbë në institucione, e duhet që, kur ata nuk janë në institucione, janë atje ku duhet ta mbrojnë lirinë dhe truallin e tyre“ ka thënë Vuçiq.

„Pikërisht për këtë i kam lutur partnerët tanjë që të mbushin mend bashkë me shqiptarët, të mos u ndihmojnë në këto synime të sëmura, sepse, në të kundëtrtën kam frikë se po i afrohemi katastrofës“ ka thëë Vuçiq.

Ai ka ripohuar se krejt që kanë bërë Perëndimi dhe Prishtina ka pasur një qëllim – shkatërrimin e Listës Srpska.

Pas kësaj, Vuçiq ka falënderuar edhe Rusinë duke treguar se e ka edhe një takim me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në dhjetor një muaj pas takimit me Kryeministrin rus Medvedev.

loading…