Vuçiq provokon hapur, në tortën e tij të ditlindjes Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq festoi dje 52-vjetorin e tij të lindjes. Këtë ditë të veçantë, lideri serb vendosi ta kalojë me familjarët dhe në rrjete sociale duket duke ngritur dolli me djalin e tij, Danilo.

Por ajo që i tërhoqi vëmendjen ndjekësve ishte torta e ditëlindjes.

Torta e Vuçiq është në formën e hartës së Serbisë, por me një ndryshim. Për t’i “realizuar” dëshirën, në hartë përfshihet edhe Kosova.

“Danilo dhe unë. Së bashku ne mund të bëjmë gjithçka!”, -shkruan Vuçiq.

Serbët kanë dalë hapur në mbështetje të Rusisë dhe nuk kanë pranuar të vendosin sanksione.

Beogradi ka patur goxha protesta, pasi janë në mbështetje të Rusisë në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë. Në krahun tjetër, zhvillimet i kanë ndjekur me vëmendje dhe në Kosovë.

Kryeminstri Albin Kurti ka qenë i qartë me fjalët e tij dhe sinjalet që ka pasur. Ai i druhet një ideje që Serbia të ndjekë shembullin e Rusisë.

Qeveria e Kosovës ka hapur fundin e sigurimit për të gjithë personat që duan të kontribuojnë në forcimin e trupave të tyre FSK. Shifra po rritet nga momenti në moment.