Presidenti serb

Vuçiq për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe presionit perëndimor: “Nuk doja të luaja heroin…”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi në një intervistë për agjencinë TASS se ai synon të mbajë një politikë të pavarur për të mos vendosur sanksione anti-ruse, pavarësisht presionit kolosal nga Perëndimi.

“Ne nuk po rrahim gjoksin apo diçka të tillë, por siç e shihni përgjigja ime do të vazhdojë të jetë se ne do të përpiqemi të mbrojmë pozicionin tonë sa më gjatë. Ne ia dolëm ta bëjmë këtë për dy vjet. Nëse do të vazhdojmë bëje këtë – nuk e di, por shpresoj”, tha Vuçiq në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të TASS, Andrej Kondrashov, transmeton Ballkani.info.

Ai tha se kur filloi konflikti në Ukrainë nuk e dinte se si do të zhvillohen ngjarjet dhe se në nivel shtetëror është marrë një vendim që Serbia ta dënojë konfliktin, si gjithë të tjerët, por se qëndrimi i Serbisë është që të mos imponohen sanksionet ndaj Rusisë.

“E thash atëherë sepse ne e dimë nga përvoja jonë se si është kur të vendosen sanksione. Ne kemi një popull mik dhe do të ishte e padrejtë të trajtonim popullin rus në këtë mënyrë,” shtoi Vuçiq.

“Por unë u thash serbëve se nuk mund ta garantoja këtë sepse nuk e dija se si do të ishte presioni në të ardhmen. Nuk doja të luaja heroin për një, dy ose tre ditë dhe pastaj të ndryshoja vendimin tim. Por ajo që po them është “Nuk e di” dhe kur them se nuk e di, fjala ime është më e vlefshme se premtimi i vendosur i kujtdo”, ka theksuar Vuçiq. /Ballkani.info/