Dialogu

Vuçiq për çështjes me Kosovën: Nuk kemi as dialog, as ide e as ndonjë zgjidhje

Teori konspirative po qarkullojnë në Kosovë në lidhje se ekziston një marrëveshje e fshehtë mes dy presidentëve, atij të Serbisë dhe Kosovës në lidhje me zgjidhjen e problemit përfundimtar mes dy shteteve.

Deklarata të shumta po dëgjohen nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjëja se ka një marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë, por ai po thotë këto duke mos ofruar ndonjë fakt apo dokument.

Pas ambasadorit Richard Grenell ku tha se nuk ekziston asnjë marrëveshje sekrete apo të fshehtë mes dy vendeve, ka folur edhe presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vucic.

Vucic po thekson se aktualisht nuk ka kurrfarë dialogu me Kosovën dhe s’ka kurrfarë ideje apo zgjidhje për të cilët po diskutohet.

“Për sa i përket Kosovës, ne nuk po bisedojmë me askënd, as nuk ka bisedime, as ka ndonjë ide, dhe as nuk ka ndonjë zgjidhje në tryezë për ndonjë gjë,” ka thënë Vucic.

Vucic këto komente i ka bërë gjatë një vizite ku është ndalur të flas para gazetarëve, ku ‘Danas.rs’ përcjellë se presidenti serb ka thënë se kundërshtarë te tij politik që nga viti 2012 e akuzojnë se do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por thotë se tashmë është mësuar me një akuzë të tillë.