Ajo që dikush nuk është dënuar nga arsyet politike, nuk do të thotë se nuk ka kryer krime, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me rastin e lirimit nga akuzat për krime luftë ndaj serbëve në Srebrenicë të komandantin boshnjak të luftës, Naser Oriq.

“Është e qartë se loti ynë nuk ka prindër dhe se të vrarit dhe masakruarit, siç është rasti i Sllobodan Iliqit, do të thohet se nuk dihet prej kujt është vrarë ose ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Vuçiq në Nikozi.

Edhe pse pati shumë dëshimtarë të gjatë, shton Vuçiq, që vërtetuan se Oriq ka kryer krime, disa bëhet sikur këtë nuk e dëgjojnë dhe nuk e shohin, transmeton Ballkani.info.

“Jam kundër që të festohet padrejtësia dhe ata që kanë kryer krime. Ajo që dikush nuk është dënuar për arsye politike nuk do të thotë se nuk ka kryer krime. Për mua është e çuditshme as dikush nuk është dënuar, kurse ekzistojnë njerëz të gjallë të cilët mund të dëshmojnë”, ka thënë ai.

“Për këtë duhet edhe më shumë të luftojmë për përparimin e popullit, për rritje më të madhe ekonomike dhe mos t’i harrojmë viktimat tona”, tha tutje Vuçiq.

Sipas tij, Serbia nuk do të lejoj që të nëpërkëmbën serbët. “Serbia dhe populli ynë në fund fitojnë”, tha ai. /Ballkani.info/