Vuçiq ‘paralizoi’ Tiranën! Shoferët i bien borive dhe thërrasin ‘Rama ik’ VIDEO

Ardhja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti i mini-Shengenit Ballkanik”, ka shkaktuar paralizimin e qarkullimit rrugor në Tiranë.

Siç shihet dhe në një video të mbërritur nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, në sheshin “Wilson” është rënduar trafiku, duke sjellë irritimin e shoferëve, të cilët u kanë rënë pa pushim borive të makinave.

Kjo situatë kaotike u krijua për shkak të lëvizjes së krerëve politikë nga hoteli ku takuan pak orë më parë drejt Parkut Olimpik.

Në video dëgjohen edhe thirrjet “Rama ik”, të cilat muajt e fundit po ushtojnë ngado, përfshirë këtu edhe stadiumet.

Ndërsa një prej këmbësorve dëgjohet duke thirur: Kosova është Shqipëri.

Ardhja e Vuçiç paralizon trafikun në Tiranë, shpërthejnë të revoltuar qytetarët: Rama ik! on Vidnews.