Zgjedhjet në veri

Vuçiq paralajmëron takim me Lajçakun: Votimi për kryetarët në veri, mashtrim i Kurtit

Vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili vendosi që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve në kate komunat në Veri të Kosovës, pas procesit të suksesshëm të mbledhjes së nënshkrimeve sipas Udhëzimit Administrativ, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar si një tentim tjetër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për mashtrim.

Vuçiq nuk ka dhënë shumë detaje për atë se çfarë nënkupton me mashtrim, duke deklaruar se në ditët në vijim do të jap detaje.

Ndër të tjera Vuçiq ka njoftuar se i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Serbinë më 15 mars.

Sa i përket rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e vendit, Vuçiç ka deklaruar se Beogradi zyrtar do të gjejë një mënyrë për të ndihmuar komunitetin serb.

“Draft-statuti i fundit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe parasheh që Serbia t’i financojë serbët me dinarë”, ka potencuar ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për largimin e katër kryetarëve të komunave Veriore, përkatësisht Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – të banuara me shumicë serbe.

Vendimi është marrë në mbledhjen që ka mbajtur KQZ-ja këtë të premte. Për caktimin e 21 prillit si datë e mbajtjes së votimeve për largimin e kryetarëve të komunave Veriore kanë votuar 8 pro, ndërsa 2 kanë abstenuar.

VIDEO BONUS: Sogojeva: Çdo ditë deri në katër biznese thonë se kanë mungesë të punëtorëve, por nuk ka ikje masive