Aleksandar Vuçiq

Vuçiq paralajmëron sërish “ditë të vështira” për Serbinë, përmend anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa paralajmëroi sërish “ditë të vështira” për Serbinë, deklaroi se anëtarësimi eventual i Kosovës në Këshill të Evropës nënkupton largimin e Serbisë nga kjo organizatë, duke pretenduar se Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet për anëtarësim, posaçërisht rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai e cilësoi “periudhë të vështirë” vendimmarrjen në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës dhe draft-rezolutën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës, derisa njoftoi t’i ketë dërguar një ankesë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për shkeljen e pretenduar të procedurave mbi rezolutën për dënim të gjenocidit.

Serbia ka paralajmëruar se do të angazhohet kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kundër aprovimit të rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë. Përderisa votimi për Kosovën pritet ta kalojë fazën parafinale më 16 prill në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, data kur do të votohet draft-rezoluta e OKB-së nuk është e caktuar ende.

VIDEO BONUS: