Vuçiq para Kurzit: Kosovën e kemi në Kushtetutë, por mua po me duhet të kaloj nëpër kufij

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka thënë në Beograd se është momenti që historia të mbetet histori dhe që të shikohet kah e ardhmja.

Ai këtë e ka thënë në konferencë për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në Bashkim Evropian mund të hyhet vetëm nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë deri te marrëveshja, ky është kushti kryesor, bazik”, ka thënë ai.

Më pas, Vuçiq e ka falemnderuar mysafirin me këto fjalë: “I jam falemnderues kancelarit që hapur e tha atë që qytetarët e Serbisë e dinë”, transmeton Ballkani.info.

Në pyetjen e gazetarëve austriakë për idenë e korrigjimit të kufijve dhe se a është hedhur poshtë kjo ide, Vuçiq ka thënë në publik ka folur vetëm për një ide.

“Kam folur për korrigjim. Kam heshtur kur të tjerët kanë folur për idetë e tyre, jo pse jam pajtuar me të gjithë ata, por kam vlerësuar që nuk duhet ta rrënojmë atmosferën për dhënien e ideve. Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe në të shkruan qartë, por kur dua të shkojë në Kosovë, atëherë me presin kalime administrative dhe do far kufij ndërmjet serbëve dhe serbëve, kështu që kam thënë se me vullnetin e përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve të zgjidhim këtë, mendoj se është më e logjikshmja. Nëse duam kompromis, duhet të bëhet në pako kjo”, ka thënë Vuçiq.

Kurz ka thënë se Austria nuk do ta pengojë Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje. /Ballkani.info/