As Donald Trumpi nuk do t’ua thyej kurrizin shqiptarëve, e as Putini dikujt tjetër, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, këtë nuk do ta bëjë as Trumpi, e as Putini, por “ne jemi këtu që të arrijmë marrëveshje”.

“Natyrisht se SHBA-të më shumë janë në anën e tyre, ata i kanë njohur, Por, do t’ua thyej Trumpi kurrizin shqiptarë? Jo. As Putini nuk do ta bëjë këtë për dikë tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Lëshoni poshtë tregimet që shesin gazetat, duhet biseduar seriozisht dhe me përgjegjësi, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Fundi, thotë ai, në bisedimet me shqiptarët, edhe pse zgjidhja përfundimtare për Kosovën nuk është e mundur pa pajtimin e SHBA-ve dhe Rusisë, por, ka theksuar ai, askush nuk mund ta imponojë marrëveshjen, as SHBA, as evropianët, e as Rusia.

Ai ka përseritur se qëllimi i Serbisë është arritja e kompromisit rreth Kosovës, por ka shtuar se kjo nuk është afër, duke i akuzuar shqiptarët s’e nuk e dëshirojnë këtë.

Vuçiq ka shtuar se nuk pret as në të ardhmen që Kosova të jetë konstruktive.

“Ata e kanë mësuar narrativin e tyre se janë më proamerikanët, se janë pro NATO-s. Kur duhet të vijnë deri tek zgjidhjet e vështira, ‘hajde ta zgjerojmë territorin, që t’i zvogëlojmë të drejtat e serbëve’”, ka thënë ai. /Ballkani.info/