Vuçiq: Nuk do ta marrim vaksinën ruse

Aleksandar Vuçiqi në konferencën vjetore për media, tha se Serbia nuk do ta përdorë vaksinën ruse Sputnik V pa lejen e Agjencisë së Barnave.

Megjithëse Serbia e ka marrë për ta hulumtuar vaksinën e Rusisë, aleati tradicional rus në Ballkanin Perëndimor, nuk do të pranojë që ta vaksinojë qytetarin me të.

“Pritet që para fundit të vitit në vendin tonë të arrijnë edhe sasitë e para të vaksinës së Rusisë, por kjo nuk do të thotë asgjë, gjersa ta marrim lejen e Agjencisë së Barnave. Kështu që për këtë mund të flasim vetëm ateherë kur të lejohet nga shërbimet tona shëndetësore”, tha Vuçiqi.

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, më herët ka deklaruar se Serbia është e gatshme që së bashku me Rusinë ta prodhojnë vaksinën ruse Sputnik V.