Vuçiq “njeh” pavarësinë e Kosovës, për herë të parë pret në takim një ambasador të akredituar në Prishtinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq priti ambasadorët gjermanë nga rajoni, si dhe përfaqësues të qeverisë së Berlinit, përfshirë të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të cilët po vizitojnë Beogradin.

Vuçiq për herë të parë ka pritur në takim një ambasador të akredituar në Kosovë.

Në këtë takim me president ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadorët nga Tirana, Sarajeve, Shkupi, Podgorica.

“Unë theksova rëndësinë që Serbia i kushton marrëdhënieve me Gjermaninë dhe ripërsërita qëndrimet e prera të vendit tonë kur është fjala për bashkëpunimin në rajon dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.