Vuçiq në takim me Tanja Fajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Pas këtij takimi, Vuçiq tha se Sllovenia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Serbisë.

“Sllovenia është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, si në fushën e shkëmbimit të tregtisë së jashtme ashtu edhe në bashkëpunimin investues. Jemi veçanërisht të kënaqur që kompanitë serbe janë gjithnjë e më aktive si investitorë në Slloveni”,shkroi Vuçiq.

“I thashë ministres Fajon se Serbia është e interesuar për intensifikim e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në industritë prodhuese, sektorin e IT-së, bankave dhe sigurimeve, si dhe burimet e ripërtërishme të energjisë. Falënderoj Slloveninë për mbështetjen që i jep evropianëve në rrugën drejt Serbisë”.