Konferenca

Vuçiq: Në rast krize në Kosovë, do të jemi në kontakt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë konferencës për media me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, u pajtua që në rast krizës në Kosovë, reagimet nga ana e Serbisë karshi NATO-s do të jenë të shpejta me qëllim që të parandalohet ndonjë krizë me përmasa të mëdha.

Vuçiq shtoi më tutje se ka biseduar me Sekretarin Gjeneral që mos të reduktohen forcat e KFOR-it në Kosovë, sidomos në pjesët e banuara me serb, me qëllim që si komunitet të ndihen më të sigurtë.

Ai njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Sekretarin Stoltenberg, që në rast të situatave emërgjente në Kosovë, bashkëpunimi do të jetë i menjëhershëm.

“Në rast nevoje, ne do të jemi në kontakt të menjëhershëm me NATO-n, me qëllim evitimi të tensionimit më të madh të situatës në Kosovë” tha Vuçiq